LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shqipëria nis mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vëmendje të saj do të jetë konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i njohjeve të Kosovës.

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabonin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit.

“Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare”, tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaꞔka.


Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në New York do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

Mandati i Shqipërisë në KS të OKB-së, Xhaçka: Do të shfrytëzojmë këtë moment për të avancuar çështjen e Kosovës
Lexo po ashtu Mandati i Shqipërisë në KS të OKB-së, Xhaçka: Do të shfrytëzojmë këtë moment për të avancuar çështjen e Kosovës

Konsolidimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeꞔar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.

Progresi në procesin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimeve të saj në organizata ndërkombëtare do të jetë një tjetër prioritet i mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë”, tha Xhaꞔka.

Këshillit i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje, ndërsa 10 vendet e tjera janë anëtare të përkohshme me mandate dyvjeꞔare. /Deutsche Welle/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori