Qyteti slloven, Izola, do të presë forumin e gjashtë vjetor të Strategjisë Evropiane të Rajonit Adriatiko-Jonian (EUSAIR), në datat 11 dhe 12 maj, organizuar nga autoritetet sllovene, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Qeveritare për Politikat e Zhvillimit dhe Kohezionit Evropian, si dhe Komisioni Evropian me mbështetje nga EUSAIR Facility Point.
Rreth 1.000 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë folës nga Sllovenia që do të jenë të pranishëm në Forum, si dhe pjesëmarrës të tjerë që do t’i bashkohen Forumit përmes platformës online.
Para fillimit të Forumit, ministri slloven pranë Zyrës Qeveritare për Politikat e Zhvillimit dhe Kohezionit Evropian, Zvonko Çernaç, dërgoi një video mesazh përmes të cilit falënderon partnerët nga EUSAIR për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për krijimin e një rajoni të fortë, të lidhur dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, ai përshëndeti risinë e Forumit, nismën e çmimit “Mulliri i Përsosmërisë” (“Windmill of Excellence”). Ky çmim, sipas tij, do të stimulojë zgjerimin dhe zbatimin e përpjekjeve dhe qëllimeve makro-rajonale. Ministri Çernaç bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në diskutimet mbi temat e rritjes blu, kapacitetit lidhës të rajonit (rrjeteve të transportit dhe energjisë), si dhe kujdesit ndaj mjedisit duke u bazuar në zgjidhje cilësore për turizmin ekologjik.
Sllovenia kryeson Presidencën e EUSAIR deri më 31 maj të këtij viti ku tema kryesore do të jetë integrimi i gjelbër, pasi Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, po koordinon shtyllën tematike cilësia e mjedisit.
Një prej objektivave kryesore të Presidencës është përmirësimi i cilësisë së jetës përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe Jon, si dhe gjenerimi i përpjekjeve mjedisore që lidhen me katër shtyllat tematike të EUSAIR në rrugën drejt një të ardhme të gjelbër.
Në këtë kontekst, në ditën e parë të Forumit, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, klimatologu Dr. Luçka Kajfezh Bogataj dhe gazetari me famë botërore, autori i disa librave bestseller dhe ambasadori i Paktit Evropian të Klimës, Boshtjan Videmshek, do shtrojnë pikëpamjet e tyre rreth përgjigjes ndaj krizës klimatike, si dhe do të hapin diskutimin rreth përpjekjeve të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit. Duke qenë se ndërgjegjësimi i të rinjve është një element thelbësor për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme, organizatorët i kushtuan vëmendje të veçantë në kuadër të kësaj ngjarje.
Studentët, studiuesit e rinj dhe profesorët e tyre do kenë mundësinë që të diskutojnë rreth sfidave mjedisore të rajonit të Adriatikut dhe Jonit në një webinar interaktiv titulluar “Shumë breza, një e ardhme!”. Në kuadër të projektit POPRI, organizuar nga Parku Teknologjik Bregdetar, do ndahen çmime për idetë më të suksesshme dhe më inovative sipërmarrëse në konkursin e të rinjve nga të gjitha vendet e EUSAIR-it. Në përfundim të Forumit, do të vendosen shenja sinjalizuese për mbrojtjen e detit dhe rrezikun e ngritjes së nivelit të detit.
Në kuadër të Forumit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rëndësisë së rrjetëzimit të bizneseve dhe organizatave mes vendeve të EUSAIR-it, duke theksuar disa shembuj specifikë të projekteve të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në Slloveni, siç janë Porti Kopër dhe Lepa Vida Thalasso Spa në Seçovle.
Ngjarja me përmasë ndërkombëtare e formatit B2B organizuar në bashkëpunim me Universitetin Primorska i dedikohet partnerëve të rajonit Adriatik dhe Jonian të cilët janë në kërkim të mundësive për bashkëpunim në fushën e biznesit, teknologjisë dhe partneriteteve në projekte të ndryshme të lidhura me katër shtyllat tematike të EUSAIR-it. Përveç kësaj, ngjarja do të jetë një mundësi për organizatat zhvillimore dhe kërkimore, si institutet, universitetet, agjencitë, parqet teknologjike dhe inkubatorët, për të kërkuar partnerë të përshtatshëm për bashkëpunim dhe aplikim në projekte në kuadër të programeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
EUSAIR është një strategji e Bashkimit Evropian (BE) dedikuar rajonit të Adriatikut dhe Jonit e cila adreson sfidat e përbashkëta duke forcuar angazhimin e palëve të interesuara për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Strategjia u miratua nga Komisioni Evropian në vitin 2014, duke e bërë atë strategjinë e tretë makro-rajonale në BE e cila përfshin nëntë vende: katër vende anëtare të BE-së (Greqi, Kroaci, Itali dhe Slloveni) dhe pesë vende kandidate (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni Veriore). Strategjia bazohet në katër shtylla tematike: rritja blu, kapaciteti lidhës i rajonit, cilësia e mjedisit dhe turizmi ekologjik.
Sllovenia kryeson Presidencën e Strategjisë së EUSAIR nga 1 qershori i vitit 2020 deri më 31 maj 2021. Tema kryesore e Presidencës është “integrimi i gjelbër”, pasi Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, po koordinon shtyllën tematike të cilësisë së mjedisit.
Qëllimi është të përmirësojë cilësinë e jetës në brigjet e deteve të përbashkëta përmes rregullimeve konkrete dhe zbatimit të regjimeve bazuar në shqyrtimin e shërbimeve bregdetare dhe detare të ekosistemeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit./atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City