LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria kryeson sot tryezën e Këshillit të Sigurimit, Rama publikon foton nga OKB

Shqipëria kryeson sot tryezën e Këshillit të Sigurimit, Rama publikon foton nga OKB

Kryeministri Edi Rama e ka nisur lajmin sot me një foto nga ambientet e jashtme të OKB-së në Nju Jork.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.


Kujtojmë se Rama tha në një videomesazh ditën e djeshme se Këshilli nën kryesimin e Shqipërisë do të zhvillojë një nga seancat më të rëndësime për Ukrainën.

Rama mesazh nga salla e Këshillit të Sigurimit: Nesër takimi më i rëndësishëm
Lexo po ashtu Rama mesazh nga salla e Këshillit të Sigurimit: Nesër takimi më i rëndësishëm

Ai u shpreh se shpreson që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

Rama ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.

Borrelli organizon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë Osmani e Vuçiq
Lexo po ashtu Borrelli organizon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë Osmani e Vuçiq

Ai do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë që lidhet me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në sigurinë botërore. Në SHBA ndodhet edhe presidenti Bajram Begaj. /Telegrafi/