LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria konkuron Italinë për turizëm”, Rama për televizionin italian: Disa gazeta e kanë ekzagjeruar

“Shqipëria konkuron Italinë për turizëm”, Rama për televizionin italian: Disa gazeta e kanë ekzagjeruar

Në lidhje direkte për televizionin italian La7, në emisionin “In Onda”, kryeministri Edi Rama foli për turizmin në Shqipëri dhe turistët italianë në Shqipëri.

“Kemi vuajtur shumë vite stigmën që kemi pasur kur kemi qenë ata që vinin me anije në Itali. Ka qenë shumë e vështirë, por tani gjërat kanë ndryshuar pasi vendi ka ndryshuar. Është fantastike sepse nuk kemi shpenzuar duke paguar reklama nëpër televizione anembanë Evropës. Shpresoj që ky sukses të na ndihmojë të ecim përpara me këmbë në tokë sepse duhet thënë që disa gazeta italiane edhe e kanë ekzagjeruar, duke thënë që po konkurojmë Italinë”, tha Rama.


Në lidhje me miqësinë e tij me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Rama u përgjigj:

“Unë jam i gjatë, ajo jo shumë e gjatë, por kur flet ajo dhe merr qëndrim, është edhe më e gjatë se unë. Ajo është e djathtë, por edhe unë i përkas një të majte ndryshe, që është e linjës së Blair, Clinton apo edhe Romano Prodi. Unë mendoj që në marrëdhëniet ndërkombëtare politike ka diçka më të rëndësishme, që është ana njerëzore e personave. Nga ana tjetër, duhet të kujtoj që në 30 vitet e fundit, në Itali ka pasur qeveri të ndryshme, por kurrë marrëdhëniet tona nuk janë përcaktuar nga ngjyra e qeverive në Romë apo Tiranë. Ka pasur gjithmonë sintoni mes nesh, është çështje historie dhe një AND-je të përbashkët”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori