LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria ka pasur agjentë në Serbi”, Klosi: Kemi interes të dimë politikat e tyre

“Shqipëria ka pasur agjentë në Serbi”, Klosi: Kemi interes të dimë politikat e tyre

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi komentoi në një intervistë për Euronews Albania lajmin e publikuar në mediat serbe për kapjen e një spiunin serb që punonte për shërbimin sekret shqiptar.

Sipas tij lajmi duket i sajuar pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.


Klosi tregoi se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi, ndërsa theksoi se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake por çështje që lidhen me politikën.

"Punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë", BIA serbe thotë se ka arrestuar një shtetas të Serbisë
Lexo po ashtu "Punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë", BIA serbe thotë se ka arrestuar një shtetas të Serbisë

“Ne kemi interes të dimë objektet e politikës së tyre se sa ato ushtarake. Edhe serbët edhe kosovarët sot po mburren se po blejnë armatime dhe kjo nuk përbën asnjë lajm. Shqipëria ka pasur agjentët e vet serb në Serbi. Kishim bashkëpunëtorë të vjetër dhe të rinj me detyra të caktuara, nëse kishte një problem që duhej zgjidhur.

Problemi më i madh gjatë kohës që unë drejtoja ka qenë lufta në Kosovë dhe problemet në RMV. Kryeministrat nuk më kanë dëgjuar, por nuk ka pasur kontradikta. SHIK nëse nuk dëgjohet, është njësoj sikur nuk ekzistojë. Nuk ka asnjë habi që një punonjës i një shërbimi sekret të bindet për të punuar për një shërbim tjetër”, tha Klosi. /euronews/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori