LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria humb deri në 2.4 milionë dollarë në vit prej ndotjes nga plastika, turizmi më i godituri

Shqipëria humb deri në 2.4 milionë dollarë në vit prej ndotjes nga plastika, turizmi më i godituri

Ndotja nga plastika i kushton Shqipërisë deri në 2.4 milionë dollarë çdo vit. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve sipas studimit, “Çmimi i Ndotjes Plastike” i shkaktohen sektorit të turizmit me gati 1.5 milionë dollarë, ndjekur nga peshkimi dhe akuakultura me 450 mijë dollarë.

Ndërsa shpenzimet qeveritarë për trajtimin e mbeturinave plastike përllogariten në 490 mijë dollarë.


“Janë kryer disa studime ku tregojnë mbi efektet e mikro dhe nanoplastikës në florë dhe fauna dhe dëmet që ato i shkaktojnë kur futen në zinxhirin ushqimor të botës ujore e më pas të njerëzve”, tha për A2CNN  eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka.

Aktualisht ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës. Sipas studimit çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6 dhe 19.2 miliardë dollarë.

“Është sektori që po njeh ndoshta rritjen më të madhe vitet e  fundit. Rrjedhimit edhe ndikimi mjedisor do të jetë i tillë”, nënvizoi Gjoka.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohet në 1 miliardë ton deri në vitin 2060.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori