LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit

Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit
Foto: Arkiv

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës shënuan rritje me gati 900 milionë lekë [7.78 milionë euro] gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-shkurt ishin 3.6 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që ishin në 2-mujorin e 2022-shit.


Ndërkohë, edhe importet për 2-mujorin shënuan rritje me gati 500 milionë lekë, duke arritur në 1 miliard lekë nga 520 milionë lekë që ishin në 2-mujorin e viti të kaluar.

Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve, si dhe produkteve kimike dhe plastike.

Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera.

Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat.

Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës 1.3 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale dhe rreth 1.3 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2-22 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.

Janë 1040 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi.

Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori