LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria drejt ngritjes së parqeve për prodhimin e energjisë nga era, Balluku: 6 kompani përzgjidhen për fazën e dytë të ankandit

Shqipëria drejt ngritjes së parqeve për prodhimin e energjisë nga era, Balluku: 6 kompani përzgjidhen për fazën e dytë të ankandit

Gjashtë kompani nga 16 që kanë aplikuar janë përzgjedhur për të vijuar fazën e dytë të ankandit për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri.

Kompanitë fituese janë Total Eren, Verbund, Voltalia, Eksim Yatrin Holding, AYEN & Salillari dhe Guris & Mogan Energy.


Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një njoftim për shtyp.

Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, që do të rrisë akoma edhe më shumë kapacitetet prodhuese në vend

“Ankandi për parqet eolike ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të njohura ndërkombëtare të cilat janë paraqitur për tu bërë pjesë e garës. Kompanitë janë me eksperiencë të gjatë në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe zotërojnë parqe eolike”, ka thënë Balluku.

“Kanë kapacitet financiare për të përballuar këtë investim, por ato do të mbështeten edhe nga dy institucionet financiare ndërkombëtare BERZH dhe SECO me kredi. Pas dy ankandeve për prodhimin e energjisë elektrike nga parqet fotovoltaike, Karavastasë dhe Spitallës, mund të thuhet se bashkëpunimi me BERZH është i garantuar”, u shpreh Balluku gjatë një konference për mediet.

Balluku solli në vëmendje se çmimi tavan sa i përket ofertës financiare është 75 euro për MWh. Ajo u shpreh optimiste sa i përket ofertës financiare.

“Duke pasur parasysh çmimet në tregjet ndërkombëtare që kanë arritur në nivele të paimagjinueshme, përfitimin që do të ketë Shqipëria nga lidhja e kontratës për këto parqe eolike me çmimin maksimal prej 75 euro është shumë i madh”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, këto parqe eolike do të jenë parqet e para në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme nga 10 megavat në 75 megavat dhe shuma totale do të jetë 100-150 megavat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori