LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Mali i Zi, shembull i bashkëpunimit në rajon

Shqipëria dhe Mali i Zi, shembull i bashkëpunimit në rajon

Shqipëria dhe Mali i Zi japin shembullin në rajon sa i takon bashkëpunimit ndërkufitar.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović po zhvillon të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga kreu i shtetit, Ilir Meta.


Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Vujanoviç u shpreh se “mes dy vendeve tona nuk kemi çështje të hapura”.

Ai siguroi se dy vendet do të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, dhe kësaj, sipas tij, i shërben edhe organizimi i një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, ku do kërkohen hapësira për bashkëpunim, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe në fusha të tjera.

“Do të punojmë bashkërisht në drejtim të liqenit të Shkodrës dhe pellgut të ujërave të lumit Buna. Jemi dy shtete që japim shembull të shkëlqyer me një pikë kalimi kufitar dhe do të përpiqemi  që këtë model ta shtrijmë edhe në pikat e tjera kufitare”, tha ai.

Presidenti i Malit të Zi vlerësoi po ashtu miratimin e ligjit “Për pakicat kombëtare”, duke u shprehur se pakicat kombëtare janë ura bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ndërsa, presidenti Meta u shpreh se kufiri mes dy vendeve më tepër i bashkon sesa i ndan.

“Alpet, liqeni i Shkodrës, Buna dhe Adriatiku janë një pasuri e madhe për të cilat duhet të kujdesemi edhe më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e përbashkët, në mënyrë që dy vendet të përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike”, tha ai.

Meta theksoi se “ka nevojë për t’u fokusuar edhe më mirë bashkë me Kroacinë, për realizimin e disa projekteve madhore me ndikim në zhvillimin e vendeve por edhe rajonit, si autostrada Adriatiko-Joniane, por edhe realizimi i gazsjellësit IAP.

“Angazhimet e qeverive tona do të vazhdojnë edhe në kuadër të procesit të Berlinit dhe nismave të tjera që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit dhe konektivitetit mes gjithë vendeve të rajonit”, tha Meta.

Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas tij, janë shembull i bashkëpunimit në rajon dhe do të vazhdojnë kështu dhe në të ardhmen.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve,  Meta veçoi rolin përcaktues dhe të qartë të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Pakica malazeze në Shqipëri është një pasuri e çmuar për ne. Do të bëjmë çdo gjë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, sepse për vendet me mendësi evropiane pakicat nuk janë rrezik, por janë pasuri dhe ura të pazëvendësueshme”, tha Meta.

Ai po ashtu theksoi se “kjo është hera e parë që Shqipërinë e viziton Presidenti i Malit të Zi, në pozitat e një vendi anëtar në NATO. Anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, sipas Presidentit Meta, është sukses për të gjitha vendet e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori