LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova kanë përqindjen më të lartë të familjeve me internet në rajon

Shqipëria dhe Kosova kanë përqindjen më të lartë të familjeve me internet në rajon

Gati 91 për qind e familjeve shqiptare kishin akses në internet sipas të dhënave të Eurostat, që i takojnë vitit 2021.

Shqipëria bashkë me Kosovën (96 për qind) renditen të parat në rajonin e Ballkanit për përqindjen e lartë të familjeve me internet. Krahasimi merr për bazë aksesin edhe nëpërmjet telefonit.


Në këtë drejtim Shqipëria ka bërë hapa para, pasi pak vite me parë renditej e fundit në rajon për praninë e internetit në familje, raporton Monitor.

Të dhënat e tjera zyrtare nga AKEP tregojnë se vetëm 76 për qind e familjeve shqiptare kanë akses në internetin me bazë të gjerë.

Infrastruktura digjitale tani është njësoj e rëndësishme sa infrastruktura fizike në të gjithë globin.

Në Shqipëri kjo është e domosdoshme për shkak se qeveria shqiptare ka transferuar në internet pothuajse 95 për qind të shërbimeve publike, teksa po avancohet më tej.

Shqipëria renditet mirë në përhapjen e internetit, por qytetarët shqiptare bashkë me ato të Kosovës kanë njohuritë bazikë më të dobëta në rajon.

Sërish sipas të dhënave të Eurostat në grafikun e mëposhtëm, vetëm 20 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë njohuri bazike për digjitalizimin, duke lënë pas vetëm Kosovën me 13 për qind.

Njohuritë më larta për aftësitë digjitale i kanë qytetarët e Malit të Zi me 38 për qind, Bosnjës me 29 për qind, Serbisë me 29 për qind dhe Maqedonisë së Veriut me 26 për qind.

Aksesi në internetin me brez të gjerë dhe njohuritë e popullatës për përdorimin e infrastrukturës digjitale janë tregues drejt përparimit.

Situata në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me 27 vendet e BE-27, tregon se ende ka hapësirë për përmirësim edhe pse transformimet digjitale kanë manifestuar rritje ndër vite.

Të dhëna të tjera më të detajuara nga INSTAT tregojnë se pjesa e popullsisë mbi 55 vjeç janë të paaftë për të përdorur platformat online për shërbimet publike.

Me 2022 vetëm 6 për qind e popullsisë mbi 55 vjeç kishte qenë e aftë të shkarkonte dokumente nga e-goverment gjatë një viti kalendarik.

Shërbimet digjitale janë duke përparuar me shpejtësi në të gjithë botën, duke zëvendësuar pjesërisht ose plotësisht shumë profesione.

Studime të posaçme për Ballkanin Perëndimor kanë evidentuar se ende ka një lidhje të dobët ndërmjet sistemeve shkollore dhe programeve digjitale.

Në shkollat shqiptare mësimdhënia bëhet me metodën klasike dhe shumica e shkollave në vend nuk kane internet dhe nuk ofrojnë mësime të përshtatura nga këto platforma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori