LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Bullgaria duan Maqedoni stabile

Shqipëria dhe Bullgaria duan Maqedoni stabile

Bullgaria dhe Shqipëria janë të interesuar për atë se çfarë ndodh në Maqedoni dhe dëshirojnë stabilizimin e vendit. Këtë e ka deklaruar ministri shqiptar për punë të jashtme, Ditmir Bushati pas takimit të mbrëmshëm me shefin e diplomacisë bullgare, Daniel Mitov në Sofje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bushati me këtë rast ka theksuar se në Maqedoni është e domosdoshme të ketë dialog politik i cili do të sjell zgjidhje të krizës politike në vend.


“Maqedonia është e mirëseardhur të bashkëngjitet në NATO, ka thënë Bushati në pyetjen e gazetarëve nëse Tirana e përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në paktin e atlantikut të veriut.

Ai qartëson se ekzistojnë kritere të cilat janë përcaktuar që nga koha e Samitit të NATO në Bukuresht, në vitin 2008, e të cilët, siç thekson ai, kanë të bëjnë në tërësi si për Maqedoninë, ashtu edhe për të gjithë shtetet tjera të cilët do të donin të anëtarësohen në këtë Aleancë.

“Ne do të vazhdojmë ti përkrahim këto kritere gjatë takimit në Varshavë, ka theksuar Bushati në Sofje ku u mbajt takimi ministror i Procesit të bashkëpunimit në EJL me të cilën kryeson Bullgaria, e në të cilën morri pjesë edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka kërkuar garanci se ardhmëria e shteteve të EJL-së është ngushtë e lidhur me pjesëmarrjen në NATO dhe ka vlerësuar se krizat në rajon mund të tejkalohen nëse „Në Ballkan do të ketë më tepër NATO dhe më tepër Evropë“.

“Në këtë drejtim anëtarësimi i Malit të Zi është një hap i mirë dhe i mençur i cili do të kontribuojë për qëndrueshmëri më të madhe të rajonit tonë”, ka thënë Bushati.

Edhe shefi i diplomacisë bullgare, Mitov, ka vlerësuar se anëtarësimi i Malit të Zi dhe vendeve tjera të rajonit në Aleancë do të thotë më tepër siguri dhe konsideron që sa më tepër shtete ti bashkohen strukturës së Paktit atlantik, aq më e madhe do të jetë siguria rreth nesh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori