LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dërgon dosjet dhe kërkon të drejtat operacionale për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

Shqipëria dërgon dosjet dhe kërkon të drejtat operacionale për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

Vetëm pak kohë më parë në Shqipëri me vendim të Këshillit të Ministrave u ngrit një strukturë policore për të bërë të mundur arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Por, pavarësisht debateve Ministria e Brendshme nisi procedurat për ekipin e rrjetit “Enfast”, që në fakt është një rrjet evropian për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.


“Me synimin e luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar, ne kemi ngritur skuadrën FAST në Shqipëri dhe presim që të jemi anëtarë vëzhgues me të gjitha të drejtat në ENFAST në 2020. Që kjo të jetë plotësisht operacionale po bëhen trajnim dhe përgatitje me mbështetjen e partnerëve tanë evropiane”, deklaroi ministri i brendshëm i Shqipërisë.

Rrjeti “Enfast” përbëhet nga disa shtete, ku aspirante është dhe Shqipëria me njësinë e saj më të fundit speciale për kapjen e të kërkuarve dhe që tashmë ka përgatitur dosjet dhe i ka dërguar në zyrat qëndrore, ndërsa pret marrjen e së drejtës për të kryer operacione.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Lleshaj gjatë një takimi në Maqedoninë e Veriut për “Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme”, në të cilin u diskutuan tema të rëndësishme, si lufta kundër krimit të organizuar, flukset migratore, lufta kundër terrorizmit, siguria kufitare, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe të armëve, etj..

Rrjet “Enfast”, në të cilin Shqipëria pret anëtarësimin funksionon në bazë të shkëmbimit të të dhënave për të shpallurit nën logon “shumë të kërkuar”. Një prej detyrave të rëndësishme të rrjetit “Enfast”, pjesë e Europol është vënia në dispozicion e të dhënave dhe gjurmëve të gishtave, fotove dhe gjeneraliteteve të plota për më të rrezikshmit, deri edhe tek të dhënat e konsideruara të karakterit sekret, siç është ADN-ja.

Në rrjetin “Enfast” të Europol janë anëtarësuar deri tani 21 shtete, të cilat kanë të drejtë të prezantojnë me foto një nga të arratisurit e tyre më të rrezikshëm, ndërsa zotërojnë të drejtën absolute të kërkojnë të dhëna për shumë të tjerë.

Fillimisht mendohet se Shqipëria do të ketë vetëm rol vëzhgues e më pas operacional, edhe pse autoritetet shqiptare e kanë kërkuar menjëherë të drejtën për të kryer operacione, por rrjeti qendror “Enfast” ka gjykuar se vendi ynë ende nuk i ka përmbushur kriteret. /GSH/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori