LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ministri Hasani bën thirrje shqiptarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ministri Hasani bën thirrje shqiptarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër Izraelit.

Kryediplomati i Shqipërisë, me një shënim në platformën “X” thotë se “ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit”.


Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Po ashtu, Hasani kërkon nga shqiptarët që ndodhen aktualisht në atë rajon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.”, shkruan kryediplomati shqiptar, Igli Hasani./ abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori