LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria del nga monitorimi i KiE, vlerësohet reforma në drejtësi ndërkohë që mbetet shqetësim përkeqësimi i lirisë së medias

Shqipëria del nga monitorimi i KiE, vlerësohet reforma në drejtësi ndërkohë që mbetet shqetësim përkeqësimi i lirisë së medias

Shqipëria del jashtë monitorimit të Këshillit të Evropës. Me 52 vota pro dhe asnjë kundër, Asambleja Parlamentare e KiE ka miratuar raportin e përgatitur nga raportuesi për Shqipërinë, Iounut Stroe.

“Në dritën e progresit të dukshëm të bërë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të saj dhe duke njohur vullnetin e qartë politik të shprehur nga shumica qeverisëse për të adresuar shqetësimet e mbetura, Komiteti i Monitorimit rekomandon Asamblenë të mbyllë procedurën e monitorimit në lidhje me Shqipërinë dhe të angazhohet në një dialog pas monitorimit me objektivin për të adresuar shqetësimet e mbetura të përshkruara në projektrezolutë”, thuhet ndër të tjera në raportin e miratuar nga KiE.


Në raportin e Ionut Stroe, i grupimit të Partive Popullore Evropiane vihen re nota vlerësuese për reformën në drejtësi dhe miratimin e ligjit për minoritetet në vitin 2017 si çështje që adresojnë shqetësime të hershme të Komitetit.

Gjithashtu vlerësohet se ka pasur përparim në sistemin e drejtësisë, por shqetësim mbetet lufta kundër korrupsionit, e cila ka qenë pjesë kyçe monitorimit të KiE.

“Lufta kundër korrupsionit ende të përhapur dhe sistematike në Shqipëri mbeten shqetësime të rëndësishme, adresimi i të cilave ka qenë një prioritet kyç për autoritetet gjatë periudhës raportuese”, thuhet më tej në raportin e KiE.

Por raporti shpreh edhe një lloj pakënaqësie veçanërisht në lidhje me mjedisin e polarizuar politik në Shqipëri, mungesën e legjislacionit zbatues për Ligjin e vitit 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare, si dhe përkeqësimin e lirinë e medias në vend.

“Mjedisi mediatik ka qenë një shqetësim i kahershëm për Kuvendin. Fatkeqësisht, ndërkohë që Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të saj, mjedisi mediatik ka vazhduar të përkeqësohet gjatë periudhës së raportimit. Ky kthim prapa është një shqetësim serioz. Po ashtu, mungojnë të dhëna të besueshme për pakicat kombëtare, gjë që e bën analizën e situatës së pakicave shumë sfiduese”, vijon raporti.

Raporti i miratuar nga KiE propozon kthimin e Shqipërisë në një procedurë të plotë monitorimi nëse, në kuadër të dialogut të pas monitorimit, nuk do të regjistrohej asnjë progres konkret dhe i prekshëm në lidhje me adresimin e shqetësimeve dhe rekomandimeve të saj në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori