Banka e Shqipërisë njoftoi të mërkurën se ka vendosur të rrisë sërish normën bazë të interesit, në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së shpejtë të inflacionit, përtej parashikimeve të saj.
Me vendimin e sotëm të Këshillit mbikqyrës së Bankës qendrore, norma baza rritet me 0,5 pikë përqindje, duke u ngjitur në kuotën e 2.25 përqind.
Për 11 vite me radhë, norma bazë e interesit njohu vetëm ulje, duke rënë në kuotën më të ulët historike prej 0.5 përqind. Nivel në të cilin qëndroi më pas e pandryshuar prej dy vitesh, deri kur në mars të këtij viti, Banka u detyrua të ndërhyjë, pas shenjave të para të rritjes së inflacionit. Dy ndërhyrje të tjera pasuan në muajt korrik dhe gusht. Vendimi i sotëm, është i katërti i radhës, në harkun e gati 6 muajve.
“Normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni tejet stimulues i saj në trajtat aktuale në një pozicion më neutral, është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Në këtë këndvështrim, ky normalizim i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përmirësimit të mirëqenies sociale”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.
Ndërsa në Janar inflacioni ishte në kuotat e 3.7 përqind, në korrik dhe gusht u ngjit në nivele të larta, respektivisht prej 7.5 dhe 8 përqind. Sipas Këshillit Mbikqyrës “rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij”.
Rritja ekonomike e vendit ka dhënë gjithashtu shenja ngadalësimi. Sipas Institutit shqiptar të statistikave, Prodhimi i brendshëm bruto zbriti në nivelin 2.2 përqind në tremujorin e dytë, nga 6.5% në tremujorin pararendës. “Reduktimi i rritjes pasqyroi, në masën më të madhe, ngadalësimin e shpejtë të aktivitetit në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. Megjithatë, shenja të ngadalësimit ishin të pranishme edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”, shpjegoi guvernatori Sejko.
Për vitin 2022, qeveria i qëndron parashikimeve për një rritje mesatare prej 3.2. Edhe Banka Botërore konfirmoi po këtë parashikim, ndërkohë që rishikoi me ulje vlerësimin e saj për ritmet e rritjes në vitin e ardhshëm, që sipas Bankës Botërore pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind, nga 3.5 përqind që ishte vlerësimi i saj i mëparshëm.
Nga ana e saj Banka e Shqipërisë shprehet se “ekonomia do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do të jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negativ që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjeve, si dhe reduktimi i stimulit fiskal, pritet të ngadalësojnë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim. Nga ana tjetër, niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat”.
Banka Qendrore parashikon një inflacion të lartë dhe në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe fillimin e uljes së tij gjatë 2023, me parashikimin që të kthehet në objektivin prej 3 përqind në gjysmën e parë të vitit 2024. Për këtë arsye ajo paralajmëroi ndërhyrje të tjera ndaj normës bazë të interesit. “Cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në tremujorët në vazhdim. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit”, nënvizoi guvernatori Sejko./Voa
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City