LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Akulloret kancerogjene, AKU: Kemi konsumuar 11.7 ton produkte me oksid etileni

Shqipëri: Akulloret kancerogjene, AKU: Kemi konsumuar 11.7 ton produkte me oksid etileni
(Foto: Masala!)

11,747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar, njofton Autoriteti Kombetar i Ushqimit në Shqipëri (AKU).

AKU informon se: Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë:


“Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti.

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35,984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19,880.4 kg e cila u bllokua.

Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Me marrjen e këtij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së për bllokimin e produktit akullore me lot të specifikuar me prani të substancës së paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatësisht.

Sasia e shpërndare në treg – 16,104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4,356.69 kg
Sasia që rezulton e shitur – 11,747.44 kg
Sasia prej 19,880.4 kg e gjendur gjendje në subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4,356.69 kg u asgjësuan. Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori