LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 7 vjet pa drita dhe ujë, çifti i të moshuarve jeton me ato që mbledh në kazanët e plehrave (Video)

Shqipëri, 7 vjet pa drita dhe ujë, çifti i të moshuarve jeton me ato që mbledh në kazanët e plehrave (Video)

Muharremi nga Kamza, për të siguruar jetesën mbledh mbetjet e riciklueshme në kazanët e plehrave.

60-vjeçari këtë e quan punë. Ai thotë që të sigurosh 300 lekë në ditë kërkon mundim të madh. Ky është rasti i një të varfëri i cili jeton nga mirëqenia e fqinjit. Në kazanin e plehrave ai merr edhe ato pak ushqime që gjen aty.

“Kur shkojnë njerëzit për punë hedhin ndonjë mbeturinë, ndonjë gjë, kanaçe, shishe suko… Edhe këto supermarketet hedhin ndonjë tufë spinaq ose presh. E marr, e laj dhe e konsumoj tek shtëpia”, tregon Muharremi.

Prej 7 vitesh, çifti i të moshuarve jeton pa drita dhe pa ujë. Ata thonë që kurrë nuk do të kenë mundësi të paguajnë detyrimet ndaj shtetit, pasi të ardhurat e vetme të kësaj familjeje janë ato që siguron Muharremi.

“Ndihmën ekonomike na e dhanë vetëm tre muaj. Kam 8 vjet pa drita, nuk m’i lidhin sepse nuk kam fuqi t’i paguaj sepse i kam 4 milionë lekë borxh shtetit. Jam edhe pa ujë, 7 muaj që mungon. E marrim me kova nëpër komshinj se aq jemi, dy pleq, kjo është jeta jonë”, shprehet Muharremi.

Na dhemb i gjithë trupi, thotë gruaja e Muharremit. Pavarësisht situatës së tyre, duket se shteti nuk i ka kthyer kurrë sytë nga familja Halili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori