Kanceri i gjirit në Shqipëri tonë numëron rreth 350-400 raste të reja çdo vit, ndërsa mjekët specialistë të fushës vënë alarmin se sëmundja po shfaqet te femrat me moshë të re.
Këtë konstatim e bëri edhe mjekja Lumturie Mërkuri, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë veprimtarisë ndërgjegjësuese mbi domosdoshmërinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Sipas saj, femrat në Shqipëri ndodh që diagnostikohen me këtë sëmundje në stade të avancuara dhe kjo ka sjellë edhe vdekshmërinë e lartë nga kjo sëmundje që vitet e fundit ka njohur vetëm tendencë rritje.
“Kanceri i gjirit përbën një problem madhor në Shqipëri, llogarit këto vitet e fundit ku kemi pasur rreth 350 – 400 raste të reja në vit. Dhe të mendosh që sëmundja ka qenë në stad shumë të avancuar, dhe si pasojë dhe rrezikshmëria është shumë e lartë”, shprehet Mërkuri
Ajo shton se shqetësues është dhe fakti se nga sëmundja e rrezikshme po kapen dhe moshat e reja, nën 30 vjeç: “Ashtu siç theksova, numri i rasteve është në rritje, 400 raste të reja në vit, është relativisht e lartë dhe karakteristikë është rritja e rasteve dhe prekja e moshave të reja”.
Ndaj mjekja apelon që femrat të bëjnë vazhdimisht eho-gjiri për të diagnostikuar kështu sëmundjen në stadin fillestar. Në të tilla raste thonë mjekët, sëmundja kapet herët dhe mund të kurohet dhe ekziston rreth 98% mundësia që femrat të përfitojnë shërim të plotë.
Megjithatë, kërcënimi më i madh nga kanceri i gjirit vjen nga natyra e heshtur e sëmundjes. Kanceri nuk shkakton dhimbje gjatë rritjes së gjëndrave.
Sipas ekspertëve, përqindjet më të larta të vdekjeve do të regjistrohen në vendet në zhvillim, ku kanceri i gjirit zakonisht nuk diagnostikohet deri në fazat më të avancuara të sëmundjes. Shumë ekspertë rekomandojnë që të gjitha gratë të fillojnë të bëjnë mamografi të rregullta në moshën 40 vjeçare. Disa mjekë janë të mendimit që femrat që në moshën 20 vjeçare duhet të bëjnë kontrolle klinike për kancer në gji. /BW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame