Shqipëri, 20 të vdekur dhe 916 raste të reja me coronavirus

Këtë të premte në Shqipëri janë regjistruar 916 raste të reja kurse 20 pacientë të moshave 56-76 vjeç kanë humbur jetën në përballje me coronavirusin.
Shqipëria që prej fillimit të pandemisë numëron 1,756 viktima nga coronavirus. Shqetësues mbetet dhe numri i rasteve aktive, pasi i kalon 35 mijë persona.
Në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Statistika (26 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 916
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 625
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3689
Testime totale 459,023
Raste pozitive 105,229
Raste të shëruara 68,007
Raste Aktive 35,466
Humbje jete 1,756
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22643
Fier 2651
Durrës 1673
Vlorë 1791
Shkodër 1363
Gjirokastër 1028
Berat 957
Korçë 903
Elbasan 887
Lezhë 846
Dibër 371
Kukës 353






































