LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese, rritet dhuna në familjet kosovare

Shqetësuese, rritet dhuna në familjet kosovare

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në vendin tonë.

Nga rastet e raportuara, më së shumti kanë pësuar gratë nga burrat e tyre, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Po ashtu, në rastet e fundit, Policia njofton se edhe prindërit janë sulmuar nga fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.

Lidhur me rastet, policia tashmë ka nisur hetimet, ndërkaq, disa prej personave të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.


Më poshtë rastet e ndara, sipas raportit 24 orësh të Policisë:

Prishtinë 18.08.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 18.08.2021 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ferizaj 17.08.2021 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesit i dyshuari ka probleme psikike por nuk ka pranuar tretman përkatës mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Suharekë 18.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 18.08.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 03.08.2021 – 18:00. Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit për veprimet e mëtejme. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori