LAJMI I FUNDIT:

Shqetësues niveli i cilësisë në arsimin e lartë

Shqetësues niveli i cilësisë në arsimin e lartë

Mbetet shqetësuese mungesa e stafit akademik dhe cilësia e ulët në arsimin e lartë në vend. Kështu u tha sot në Komisionin parlamentar për Arsim gjatë diskutimit lidhur me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë, ku raportoi kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Blerim Rexha.

Megjithatë, kryetari i Këshillit tha se institucionet janë të përkushtuara për ngritjen e cilësisë në arsim.


Ai tha se ndër kriteret minimale për akreditimin e programeve mbetet për bartësit e arsimit publik dhe privat, që të plotësojnë kriterin me tre profesorë të rregullt doktor shkence të fushës për të vazhduar procesin studimeve.

“Kemi ende mungesë të stafit akademik dhe për momentin ky është shqetësimi im kryesor në hapësirën e arsimit të lartë në Kosovë. Mungesa e stafit të kualifikuar akademik për të mbajtur me kompetencë ligjërata, ushtrime, ku studentët tanë, të cilët regjistrohen në institucionet e arsimit të lartë të fitojnë dijen shkathtësitë dhe kompetencën e kërkuar nga tregu i punës… ka vend ende për t’u përmirësuar. Assesi nuk është qëllimi i Agjencisë që të mbyllë ndonjë institucion. Ne jemi të përkushtuar që të rrisim cilësinë e programeve të studimit. Ky është misioni i Agjencisë”, tha Rexha.

Disa institucione të arsimit të lartë qëndrojnë mirë, por ka edhe prej tyre që qëndrojnë keq.

Anëtari i Komisionit, Sali Morina tha se në bazë të raporteve të ndryshme, cilësia e arsimit nuk është e kënaqshme.

“Në bazë të krejt raporteve, që ne deri më tani si komision kemi mundur me vërejt, cilësia e arsimit nuk është e kënaqshme, por besoj se edhe këshilli ka mundur me vërtetuar këtë çështje. Besoj se në të ardhmen do të lëvizet për të mirë dhe cilësia e akreditimit duhet domosdoshmërisht të arrihet në shkallën e nivelit më të lartë. Jo pse po e themi ne si Komision, por njëkohësisht këtë e thonë edhe shumë organizata ndërkombëtare…. kanë vërejte në cilësinë e arsimit në nivel vendi”, tha Morina.

Morina ka kërkuar nga Këshilli që të marrë parasysh edhe një problem tjetër që po shfaqet gjatë kritereve për prioritetet e punësimit pas mbarimit të studimeve. Ai tha se prioritet po i jepet atyre që po mbarojnë studimet me programin Bachelor, e jo atyre me fakultet katërvjeçar.

Anëtari tjetër i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, tha se një numër i madh i kolegjeve private të arsimit të lartë kanë të njëjtat drejtime, ku sipas tij po paraqesin problem në tregun e punës për t’i absorbuar të diplomuarit.

“Çështjen që dëshirova ta ngriti është çështja e një numri relativisht të madh të kolegjeve private të arsimit të lartë, ku pjesa dërmuese e tyre pothuajse i kanë të njëjtat drejtime. Dhe faktikisht tregut të Kosovës për çdo ditë po i jepet një numër i madh njerëzve të profileve të njëjta. Juridik, ekonomik po thuajse të gjitha kolegjet prodhojnë. Nuk e di cila është mundësia e këtij këshilli që në një farë forme me bë njëlloj kufizimi… për arsye se është shumë vështirë me absorbu tregu i punës”, tha Bulliqi.

Edhe deputeti Bekim Haxhiu tha se kriteret minimale të kërkuara për akreditim duhet të respektohen në maksimum që të ketë ngritje të cilësisë në arsim.

“Ai minimumi i kërkuar për akreditimin e programeve të mos lëshohet pe, për arsye se dëshirojmë – që në këtë formë do të ndihmoni edhe ju dhe ne në ngritjen e cilësisë – duke i respektuar kriteret në drejtimin e programeve… Sipas ligjit, arsimi privat dhe publik janë të barabartë”, tha Haxhiu.

E, kryetari i Komisionit, Nait Hasani ka marrë shembull Universitetin e Gjakovës, i cili nuk e ka akredituar asnjë program gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa, Rexha tha se universiteti në fjalë prapë mund të aplikojë për programet e studimeve, porse duhet të plotësojë kushtet që kërkohen me Udhëzimin Administrativ.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori