LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimet në shpatull, lidhja me shëndetin e zemrës dhe zgjidhjet kundër dhimbjes

Shqetësimet në shpatull, lidhja me shëndetin e zemrës dhe zgjidhjet kundër dhimbjes
(Foto: PDR Clinics)

Një studim ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën. Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine.

Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë, te problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.

Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat e 1.226 njerëzve që kryejnë punë të rënda sidomos në prodhimin e mobileve apo sendeve të tjera të përdorimit të përditshëm, transmeton AgroWeb.

Sipas të dhënave, njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës janë pesë herë më të prirë të kenë probleme apo dhimbje me shpatullën. Për më tepër, sipas të dhënave edhe njerëzit që përballen me një faktor mesatarisht të rrezikshëm janë deri në tre herë të prirë të përjetojnë dhimbje të shpatullës.

Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit, ekspertët analizuan lëvizjet e pjesëmarrësve. Këtu përfshihet tërheqja, shtyrja, rrotullimi i sendeve apo pajisjeve. Matjet u bënë duke u bazuar tek intensiteti dhe vështirësia e këtyre detyrave. Ekspertët thonë se nuk është ende e qartë mënyra si funksionon lidhja mes zemrës dhe shpatullës. Megjithatë, ata dyshojnë se kjo lidhje ndikohet fort nga qarkullimi i gjakut dhe pengesat që has ai.

Zgjidhjet kundër dhimbjes së shpatullës

Njerëzit që preken më shumë nga dhimbjet e shpatullës janë ata që kryejnë aktivitete të rënda. Ekspertët rekomandojnë që dhimbjet e shpatullës mund të zbuten ose shuhen nëpërmjet medikamenteve kundër inflamacionit. Këtu përfshihet aspirina dhe ibuprofeni. Kompresat e ftohta janë një tjetër mënyrë për të ulur ënjtjen në shpatull dhe mpirë dhimbjen.

Kompresat e ftohta duhen mbajtur për 20 minuta dhe deri në 5 herë në ditë. Terapia e nxehtë nga ana tjetër ndihmon të qetësojë muskujt dhe shpatullën. Në farmaci ose me këshillën e mjekut ju mund të përdorni edhe medikamente për qetësimin e muskujve. Megjithatë këto shkaktojnë drobitje dhe duhen shoqëruar me pushim të plotë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori