Raportimet në Itali bëjnë të ditur se ylli i Juventusit dhe Italisë, Federico Chiesa ka vizituar specialistin për lëndimin në gju, Christian Fink, pasi e pësoi atë në derbin kundër Interit para pushimit ndërkombëtar.

Paraqitja e Chiesas në Giuseppe Meazza zgjati mezi 15 minuta, me italianin që u inkuadrua në pjesë të dytë, duke u detyruar të largohej nga ndeshja.


Sipas Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset, ai ka vizituar mjekun Fink në Austri. Ai është i njëjti kirurg që kreu operacion në gju të ish-yllit të Fiorentinës në janar të vitit 2022 pas një dëmtimi të ligamentit në fitoren 4-3 ndaj Romës në Stadio Olimpico.

Chiesa thuhet se kërkoi një vizitë paraprake dhe nuk besohet të ketë pësuar një lëndim tjetër të rëndë.

“Ai e ka këtë dhimbje që e mban me vete për një kohë. Ai është pak i frikësuar, por nuk është asgjë e madhe”, deklaroi trajneri i Juventusit - Massimiliano Allegri në një konferencë për shtyp pas fitores së Juventusit ndaj Interit më 19 mars.

Chiesa u hoq nga lista e Italisë për ndeshjet kundër Anglisë dhe Maltës, derisa vazhdon rikuperimin në Torino.

25-vjeçari ka bërë 17 paraqitje në nivel klubi këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app