Raporti më i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për obezitetin te fëmijët ka nxjerrë në pah se 32 për qind e fëmijëve të moshës shtatëvjeçare në Maqedoninë e Veriut janë me mbipeshë, ndërsa 15 për qind janë obezë.
Krahasuar me vitin 2016, kur është realizuar një hulumtim i njëjtë nga kjo organizatë, të dhënat tregojnë se obeziteti dhe mbipesha te vajzat është rritur për dy për qind, ndërsa te djemtë kjo përqindje ka mbetur e njëjtë.
Obeziteti përkufizohet si sëmundje që shënon rritje të lartë jonormale të yndyrës trupore të personit, ndërsa mbipesha përkufizohet si yndyrë e tepërt në trup.
Një nga ata që ka pasur probleme me mbipeshë është dhe nipi i Marjana Sazdovës. Ajo thotë se me vite ka bërë luftë që nipi i saj, Martini, 6 vjeç, të heqë dorë nga ushqimet e shpejta pasi nga mjekët pediatër është vlerësuar si fëmijë me mbipeshë dhe tendencë drejt obezitetit.
Marjana tregon për Radion Evropa e Lirë se për t’i ndryshuar zakonet nga kequshqyerja i është dashur të luftojë në dy fronte, trajtimin afatgjatë përmes një tryeze me ushqime të shëndetshme dhe nxitjes së aktiviteteve fizike.
“Kur mësova se nipi është mbipeshë, vendosa të gatuaj bashkë me të për t’i treguar sa e rëndësishme është që të ushqehet shëndetshëm. Më thoshin është shumë herët, i vogël dhe nuk do ta kuptojë sepse ishte vetëm katër vjeç. Mirëpo, ja që doli se fëmijët kuptojnë madje shumë, pasi ata kopjojnë nga shprehitë e të rriturve”, thotë Marjana. Ajo shton se jeta dinamike ka bërë që të ndryshohen shprehitë e të ushqyerit, duke vënë theksin te koha e kaluar para televizorit ose kompjuterit dhe ushqimet që konsumohen gjatë kësaj kohe.
“Me të hyrë në dyqan nipi më thotë i ngazëllyer, gjyshe shih sa shumë keçap ka këtu. Kjo sepse për të keçapi nuk është ushqim, por edhe argëtim teksa shikon televizor dhe ha patate të skuqura me keçap…”.
“Ishte e vështirë t`ia hiqja shprehitë e këqija, por duke e ditur se kërkon punë afatgjate, ia arrita. Tani nipi im argëtohet më shumë kur e gatuan vetë ushqimin sesa kur e merr të gatshëm. Dhe, kjo bëri që brenda dy vjetësh t’i heqë kilogramët e tepërt dhe sigurojë një rritje normale për moshën që ka”, tregon Marjana.
Por, mundësinë që t’i kenë prindërit ose gjyshërit pranë për t’iu përkushtuar në kuzhinë, nuk e kanë shumë fëmijë.
Mjekët thonë se obeziteti në fëmijëri ka ndikim të rëndësishëm, si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik.
Fëmijët me mbipeshë dhe obezë mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut të mbeten obezë edhe në moshë madhore dhe me shumë gjasë të zhvillojnë sëmundje kronike jo të transmetueshme si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare në moshë më të re nga ajo e zakonshmja kur shfaqen këto sëmundje.
Mjeku Irfan Ahmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se në Klinikën e Endokrinologjisë është rritur numri i fëmijëve me probleme të sëmundjes së sheqerit si pasojë e kequshqyerjes.
“Viteve të fundit, për shkak të ndikimit të mbipeshës, përkatësisht obezitetit edhe diabeti i tipit 2 paraqitet tek adoleshentët – flas për fëmijët nga mosha 14 deri 18 vjeç. Kjo tregon se popullata jonë po shton peshë dhe se duhet të ndërmerren masa adekuate urgjente për parandalimin e kësaj pandemie”, thotë Ahmeti.
Nga ana tjetër, Igor Spiroski nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut thotë për REL-in se të dhënat e OBSH-së janë shqetësuese për faktin se në vend se të shënojë përparim për sa i përket uljes së obezitetit dhe mbipeshës te fëmijët, vendi po shënon ngritje.
“Që kur kemi filluar t’i realizojmë matjet, për sa i përket obezitetit dhe mbipeshës te fëmijët, rezultatet tregojnë se kemi tendencë të rritjes…. Kështu që, kjo tregon se kemi arsye të fortë për t’u shqetësuar pasi nëse krahasohemi me vendet e Evropës ne jemi në kufijtë e lartë për sa i përket rritjes së peshës trupore te fëmijët”, thotë Spiroski.
Radio Evropa eLirë ka pyetur edhe Zyrën e OBSH-së për Evropë lidhur me rekomandimet përkatësisht veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet e shtetit për uljen e mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët.
Nga kjo organizatë kanë thënë se ulja e mbipeshës kërkon një qasje gjithëpërfshirëse në më shumë nivele duke filluar nga periudha para se të lindë fëmija me kujdesin e ushqimit gjatë shtatzënisë. Ndër faktorët që ndikojnë që një fëmijë të mos jetë mbipeshë, OBSH-ja përmend edhe gjidhënien gjatë 6 muajve të parë të jetës, ushqimin adekuat gjatë dy viteve të para të jetës, si dhe nxitjen e aktiviteteve fizike për fëmijët e moshës parashkollore dhe atyre në shkollë.
“Çështje thelbësore mbetet sigurimi i hapësirave, në të cilat fëmijët jetojnë, mësojnë apo luajnë ku ata do të munden të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Kjo përfshin mbrojtjen e fëmijëve nga reklamat e prodhimeve jo të shëndetshme ushqimeve të pasura me shumë yndyrë, sheqer dhe kripë, sigurimi i hapësirave ku do të kenë qasje deri te perimet dhe frutat dhe ujë (programet për sigurimin e shujtave në shkollë mund të ndihmojnë shumë në këtë drejtim), si dhe sigurimin e hapësirave ku fëmijët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitete fizike”, thuhet në përgjigjen e OBSH-së.
Raporti i OBSH-së nxjerr në pah rënie të aktiviteteve fizike nga ana e fëmijëve, përkatësisht 57 për qind e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut aspak nuk bëjnë sport ose nuk kanë aktivitet vallëzimi, ndërsa 38 për qind konsumojnë pije joalkoolike me sheqer të shtuar (niveli i dytë më i lartë në Evropë).
Zyra e OBSH-së për Evropë këtë muaj ka publikuar raportin më të ri rreth mbikëqyrjes së obezitetit te fëmijët e moshës 6 deri 9 vjeç, ku përfshihen të dhënat e mbledhura mes viteve 2018 – 2020 në 33 vende nga Evropa./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë