LAJMI I FUNDIT:

Me shpresë se dikush mund të ofrojë informata, familja publikon videon e studentes së zhdukur gjashtë javë më parë në Angli (Video)

Me shpresë se dikush mund të ofrojë informata, familja publikon videon e studentes së zhdukur gjashtë javë më parë në Angli (Video)

Familja e studentes së zhdukur Libby Squire ka publikuar një video të re në të cilën vajza shihet duke kënduar në makinë me familjen e saj – duke kërkuar ndonjë informatë të mundshme.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, studentja e Universit të Hull, 21 vjeçe, e cila është me origjinë nga High Wycombe në Buckinghamshire – Angli, u pa herën e fundit në orët e para të 1 shkurtit.


Ajo kishte qenë në një natë jashtë Hullit, por besohet të ketë qenë e refuzuar të futej në një klub nate dhe pastaj ka shkuar bashkë me disa shokë të saj me një taksi.

Ajo u largua nga shtëpia e saj në orën 11.29 dhe u pa për herë të fundit duke ecur në një rrugë të afërt në orën 12.05.

E familja e saj tanimë ka publikuar pamjet derisa ajo këndonte në makinë, ndërsa ajo ishte duke u kthyer në universitet në prill të vitit të kaluar.

Kasapi polak Pawel Relowicz, 24 vjeç, i Hull, mbetet nën hetim pasi u arrestua në lidhje me zhdukjen e Libby dhe shtatë vepra të palidhura me të. /Telegrafi/