Shpresë në Gaza, rreth 100 kamionë me ushqim dhe pajisje mjekësore kalojnë kufirin

Izraeli ka lejuar 100 kamionë me ndihma që transportonin miell, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore, të hyjnë në Rripin e Gazës, pasi zyrtarët e OKB-së raportuan se asnjë ndihmë nuk kishte arritur deri më tani tek njerëzit në nevojë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të ishte i hapur për një armëpushim të përkohshëm për të mundësuar kthimin e pengjeve.
Por përndryshe ai tha se do të vazhdonte me një fushatë ushtarake për të fituar kontrollin total të Gazës, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se kamionët hynë pas një bllokade 11-javore të furnizimeve.
Bllokada i ka lënë palestinezë në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar për mbijetesë, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar dhe të brendshëm ndaj qeverisë izraelite.
Raportohet se mijëra ton ushqime dhe furnizime të tjera jetike janë duke pritur pranë pikave të kalimit në Gaza, por derisa të mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt, rreth një e katërta e popullsisë mbetet në rrezik nga uria. /Telegrafi/





















































