LAJMI I FUNDIT:

Shpresa për vaksinën kundër COVID-19 rrit çmimet e naftës

Shpresa për vaksinën kundër COVID-19 rrit çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën me optimizmin se vaksinat e sapozhvilluara kundë COVID-19 do të vihen së shpejti në dispozicion dhe me shpresat për një zgjatje të mundshme të frenimit të prodhimit të OPEC+.

Nafta e papërpunuar Brent tregtohej me 44.16 dollarë për fuçi, duke shënuar rritje prej 3.23 për qind.

Nafta amerikane West Texas Intermediate tregtohej me 41.58 dollarë për fuçi, me rritje prej 0.58 për qind, shkruan AA.


Çmimet e naftës u rritën pas zhvillimeve pozitive të testimit të vaksinave. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur numri i rasteve me COVID-19 është në rritje dhe ka detyruar shumë vende të vendosin bllokime dhe të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Kompania amerikane Moderna njoftoi të hënën se vaksina e saj kundër COVID-19 është 94.5 për qind efektive. Masa erdhi një javë pasi një tjetër prodhues amerikan i ilaçeve Pfizer dhe firma gjermane e bioteknologjisë BioNTech njoftoi se vaksina e tyre ishte më shumë se 90 për qind efektive. /Telegrafi/