LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e gjuhës së trupit të cilat ju bëjnë të suksesshëm!

Shprehitë e gjuhës së trupit të cilat ju bëjnë të suksesshëm!
shutterstock

Thuhet se trupi ka gjuhën e vet, dhe ndonjëherë flet me më shumë zhurmë sesa fjalët

Studime të fundit tregojnë se njerëzit të cilët dinë të komunikojnë në mënyrë efektive përmes shenjave joverbale kanë nivele më të larta të inteligjencës emocionale.


Duke marrë parasysh këtë, ju sjellim disa këshilla të gjuhës së trupit të cilat duhet t’i adoptoni për tu bërë të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Qëndroni drejt

Duke qëndruar i lakuar në karrige, duke i mbajtur bërrylat në tavolinë dhe duke e mbuluar fytyrën me duar janë shenja të mosrespektimit. Këto gjëra përçojnë mesazhin se nuk jeni të interesuar në atë çfarë tjetri po flet. Prandaj, është e rëndësishme të qëndroni ulur drejt për tu dukur më me vetëbesim – kjo është pozitë e fuqisë!

Mbani mend: aq më shumë vend që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm dukeni. Asnjëherë mos qëndroni ‘dredhur’: kjo ju bën të dukeni të vogël dhe shërben si indikator se nuk jeni të fuqishëm.

Kujdes me gjestet

Nëse i ekzagjeroni gjestet tuaja, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer apo jeni duke u përpjekur të fshihni ndonjë gjë. Në anën tjetër, gjestet si hapja e duarve tregojnë se nuk keni asgjë për të fshehur.

Mos i prekni flokët

Nëse jeni një nga personat të cilët vazhdimisht i prekin flokët, luajnë me to apo përpiqen t’i rregullojnë, menjëherë hiqeni këtë shprehi të keqe!

Ky gjest i shfaqë pasiguritë tuaja dhe tregon se nuk jeni të vëmendshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sjellin lumturi në jetën e të gjithëve: Katër shenja të horoskopit e kanë këtë dhunti

Sjellin lumturi në jetën e të gjithëve: Katër shenja të horoskopit e kanë këtë dhunti

Astrologji
I përdorni çdo ditë, por mund të mos e dini se janë shpëtimtarë për punët e vështira të shtëpisë

I përdorni çdo ditë, por mund të mos e dini se janë shpëtimtarë për punët e vështira të shtëpisë

Bëje vet
Kontrolloni datën e lindjes: Do të përfitoni në aspektin financiar dhe romantik nëse jeni ‘të zgjedhur’

Kontrolloni datën e lindjes: Do të përfitoni në aspektin financiar dhe romantik nëse jeni ‘të zgjedhur’

Astrologji
Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t'ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t'ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Bëje vet
Ata përcaktojnë fatin e tyre: Shenjat në të cilat lindin njerëzit më të pavarur

Ata përcaktojnë fatin e tyre: Shenjat në të cilat lindin njerëzit më të pavarur

Astrologji
Gjësendet në shtëpinë tuaj që janë 'magnet' i fshehur për papastërtitë

Gjësendet në shtëpinë tuaj që janë 'magnet' i fshehur për papastërtitë

Këshilla dhe ide
Kalo në kategori