LAJMI I FUNDIT:

SHPIRTI I LULEDIELLIT

SHPIRTI I LULEDIELLIT

Poezi nga: Sarah Orne Jewett
Përktheu: Alfred Kola

Puthi tokën dielli me ëndje
Të shenjtëronte lindjen tënde,
Dhe nga përqafja e tij pushtuese
Fytyra jote rrezatuese
Brofi nga brenda në vështrim,
Kënaqësi në lulëzim.


Përmes ditëve të gjata t’verës
I dashuri yt rrezedjegës
Të dha ty afshin përmbi zemër.
Jeta jote ishte pjesë
E dëshirës së rrezearit,
O moj lule, pasion i zjarrit!

Duke iu kthyer dashurisë së tij,
Tek ngrije kokën në lartësi
Prej tokës që ty të dha ushqim,
Madhështia jote kundrejt qiellit
Të shpall ty mbretëreshë të diellit.

Në tokë, lulesa margaritar
Mban dëshminë përmbi varr,
Drejtim dritës së amshimit
Shpirti yt merr fluturimin
Derisa ti e kalon qiellin,
O luledielli, je njësh me diellin!