LAJMI I FUNDIT:

Shpirti i Drinit – i zgjedhur si një prej ujërave më të mirë në botë dhe me standarde ISO

Shpirti i Drinit – i zgjedhur si një prej ujërave më të mirë në botë dhe me standarde ISO

Si do të ndiheshit nëse do ta dinit që është një brend i një uji i cili prodhohet në Kosovë dhe konsumohet në tregun ndërkombëtar?

Po sikur ta dinit që ai ujë është shumë i kërkuar dhe i vlerësuar nga të gjithë që e provojnë të paktën një herë? Me siguri që do të ndiheshit mirë. Ndoshta edhe pak krenar. Dhe do të kishit të drejtë.

Është fjala për ujin “Spirit of Drini”.

Uji nga burimet natyrale të Drinit të Bardhë është njohur gjithmonë tek banoret përreth si uji më i mirë dhe një ujë që ka edhe veti shëruese. Tani, “Spirit of Drini” ka vendosur qe këtë sekret ta ndajë me botën. Një ueb sajt simpatik tregon në anglisht dhe gjermanisht për të mirat dhe vetitë e shëndetshme që ka ky ujë.

Komentet flasin për një ujë i cili i plotëson nevojat e tyre për të qëndruar të hidratuar dhe nevojat e organizmit të njeriut për mineralet që përmban ky ujë. Disa nga ta flasin se si po e përdorin “Spirit of Drini” për shkak të shijes shumë të mirë e cila u ndihmon atyre edhe për të pirë ujë mjaftueshëm gjatë ditës, por disa nga ta flasin edhe se si e përdorin atë për foshnjat e tyre deri 6 muajsh.

“Spirit of Drini” është i certifikuar me standardet ISO nga institucionet gjermane, si dhe në vitin 2015 ky ujë është zgjedhur si njëri nga ujët më të mirë në botë nga organizata e mirënjohur botërore “Fine Water Society” në Amerikë.

Dhe kjo nuk është e gjitha, “Spirit of Drini” është uji i vetëm në Ballkan i cili mund të konsumohet edhe nga foshnjet.

Në Mars të vitit 2017, Instituti Gjerman SGS Fresenius në bazë të udhëzimeve strikte gjermane, certifikon ujin “Spirit of Drini” si ujë i “Përshtatshëm për foshnje” (ang. Suitable for infants).

Për më shumë informata vizitoni uebsajtin www.spirit-of-drini.com.