LAJMI I FUNDIT:

Shpëtuan nga ‘kampi i ferrit’ në Siri, nëna dhe fëmijët e saj akomodohen në banesat sociale në Shkozë

Shpëtuan nga ‘kampi i ferrit’ në Siri, nëna dhe fëmijët e saj akomodohen në banesat sociale në Shkozë

Një grua dhe fëmijët e saj, që dolën muaj më parë nga kampi sirian do të sistemohen në një nga banesat sociale në Shkozë.

“Është një zonjë me shumë fëmijë që është shpëtuar nga kampet e luftës në Siri dhe që nuk ka familjarë të tjerë. Ne kemi pranuar t’i japim një shtëpi në Tiranë dhe më pas me shërbimet sociale do sigurohemi që dhe fëmijët të integrohen, të futen në shkollë”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.


Operacioni i fundit i qeverisë për të nxjerrë shtetasit shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri u krye me sukses në muajin gusht, kur nga kampi Roj u nxorën 14 fëmijë dhe 5 gra.

Shpëtimi i shqiptarëve është bërë me ndihmën e kreut të sigurisë kombëtare të Libanint Gjeneral, Abas Ibrahim, ndërsa janë angazhuar drejtues të lartë të qeverisë shqiptare e libaneze, që kanë shprehur vullnetin për të nxjerrë nga Siria të gjithë gratë e fëmijët shqiptar.

Integrimi i tyre në shoqërinë shqiptare më pas është i vështirë dhe kërkon kujdes të veçantë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori