Detroit Sewn, një kompani qepëse me bazë në Pontiac, njoftoi sot se ka ristrukturuar të gjithë operacionin e saj për të prodhuar më shumë se 300,000 maska mjekësore.
Maskat thuhet se janë në përputhje me udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së, si pjesë e përpjekjes “Arsenal për Kujdesin Shëndetësor” për shkak të përhapjes së COVID-19.
Duke shtuar një ndërrim të dytë, duke përvetësuar katër makina të tjera të qepjes me prodhim të lartë dhe punë të jashtme në shtatë nënkontraktorë shtesë të bazuar në Detroit, Detroit Sewn shpreson të prodhojë 50,000 maska në javë deri në 6 prill. Kompania po prodhon 10,000 maska në javë tani.
Por nga ana tjetër, siç shkruajnë mediat amerikane, përcjell Telegrafi, “ARINARI”, një shtëpi e modës në Detroit, njoftoi këtë javë se ka prodhuar dhe dhuruar më shumë se 300 maska të kujdesit shëndetësor.
Kompania, e themeluar nga dy motra, Ariana Demaj dhe Arita Thaqi, thonë se infermierët nga Universiteti i Miçiganit, Beaumont, dhe spitalet dhe çerdhet e tjera lokale kanë marrë më shumë se 100 maska në 48 orët e fundit.
Kompania është duke ngritur kapacitetet e prodhimit deri në 150 maska në ditë, dhe po kërkon më shumë materiale (pambuk) dhe elastik – gjëra që janë të vështira për t’u siguruar, për shkak të kërkesës së paparë.
Siç bëhet e ditur, motrat jetuan përmes një lufte në Kosovë dhe thonë se Shtetet e Bashkuara janë arsyeja që ato janë gjallë sot.
“Duke jetuar vetë përmes një lufte, ne e kuptojmë shumë mirë se çfarë do të thotë të marrësh ndihmë gjatë kohërave të vështira. Këto janë kohë të paparë për njerëzimin dhe ne kemi fat që të kemi një aftësi dhe mjete për t’i ndihmuar ata që janë në vijën e parë që luftojnë kundër këtij virusi”, thotë Ariana Demaj.
Thuhet se gjithçka e bërë deri më tani ka qenë 100 për qind e financuar dhe dhuruar nga ARINARI dhe familjet e tyre.
Në shkrim bëhet e ditur se Detroit Sewn po prodhon një maskë pambuku duke iu përmbajtur udhëzimeve të CDC, maskë që do të mund të përdoret edhe pas larjes.
Për t’i mbajtur punëtorët të sigurt, të gjitha makinat dhe operacionet janë më shumë se dy metra larg dhe veshjet e duhura të jashtme dhe maskat po vishen nga të gjithë.
Ndërsa duke ndjekur udhëzimet e sigurisë, të gjitha linjat pastrohen në ujë të nxehtë çdo ditë.
“Ne filluam me një porosi për 50,000 maska dhe telefoni vazhdoi të kumbonte nga e gjithë vendi”, thotë Karen Buscemi, CEO i Detroit Sewn. “Tani po shohim të bëjmë 300,000 maska dhe numri vazhdon të rritet. Ne jemi zgjeruar në vendin fqinj të zyrës dhe po kërkojmë hapësirë shtesë aty pranë për makinat dhe stafin shtesë”.
Për më tepër shtohet se Detroit Sewn dhe Gomsorous Moms Foundation kanë organizuar gjithashtu një qendër vullnetare për të pranuar maska shtëpiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën