LAJMI I FUNDIT:

Shpëton mrekullisht, pasi shpohet në fyt nga një shufër metalike (Foto, +18)

Shpëton mrekullisht, pasi shpohet në fyt nga një shufër metalike (Foto, +18)

Një burrë nga Lincolnshire i Anglisë, ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur ka rrëshqitur në një kanal dhe është rrëzuar në një shufër metalike.

Ky objekt i fortë, që ishte më i gjatë se një metër, ia ka shpuar fytin Paul Bradshawit dhe ka dalë në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

Viktima 55-vjeçare është dashur të dërgohet me helikopter në spital, meqenëse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.


Para se t’i nënshtrohej operimi, atij ia kanë thirrur familjen që ta shohin pasi nuk besohej se do të shpëtonte.

Por, babai i dy fëmijëve e ka përballuar mirë operimin kur i është larguar shufra.

Madje, Bradshaw është lëshuar në shtëpi pas dy ditësh. /Telegrafi/

Shpëton mrekullisht pasi shpohet ne fyt nga nje shufer metalike foto 2

Shpëton mrekullisht pasi shpohet ne fyt nga nje shufer metalike foto 3

Shpëton mrekullisht pasi shpohet ne fyt nga nje shufer metalike foto 4

Shpëton mrekullisht pasi shpohet ne fyt nga nje shufer metalike foto 5