Chin Darachan nga Rayong i Tajlandës, po shkonte gjatë natës në tualetin që ndodhet përjashta tempullit, kur u sulmua nga një piton gjigant.

Reptili i gjatë tetë metra, ia ka mbështjellë murgeshës këmbët dhe pastaj tërë trupin, duke i pamundësuar lëvizjen, transmeton Telegrafi.


Shpëtohet e moshuara që ishte mbështjellë nga gjarpri i gjatë tetë metra foto 2 1 Murgesha që u sulmua nga gjarpri

“Bërtita me sa forcë kisha dhe atëherë erdhën pranë meje disa murgj. Shtrëngimi ishte i madh, derisa ata po e prisnin gjarprin me dara”, ka thënë Darachan.

Shpëtohet e moshuara që ishte mbështjellë nga gjarpri i gjatë tetë metra foto 3 Pitoni i gjatë tetë metra

Gruas së shtyrë në moshë, që nuk është më e gjatë se një metër e gjysmë, i janë bërë 20 qepje në trup shkaku i kafshimeve që pësoi, por tash ka gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/