LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi më i madh nënujor e ka bërë një vullkan të ri sa dyfishi i lartësisë së “Empire State Building” në New York

Shpërthimi më i madh nënujor e ka bërë një vullkan të ri sa dyfishi i lartësisë së “Empire State Building” në New York

Shpërthimi më i madh nënujor i regjistruar ndonjëherë ka krijuar një vullkan në “dyshemenë e detit” që është mbi 800 metra i lartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani, i cili është dy herë më i gjatë se Empire State Building, nuk ishte i pranishëm në brigjet lindore të ishullit Mayotte në Oqeanin Indian para se një tërmet të trondiste ishullin në vitin 2018.


Ngjarja sizmike nënujore krijoi mbi 11,000 tërmete në atë që autorët e një dokumenti që e dokumenton atë e përshkruan si një “ngjarje të madhe magmatike”.

Ngjarja, e cila shkaktoi deformimin e “dyshemesë së detit” ishte aq e madhe saqë u regjistrua përtej Oqeanit Indian dhe në mbarë globin.

“Shpërthimet vullkanike formojnë sipërfaqen e Tokës dhe sigurojnë një dritare në proceset e thella të Tokës”, thanë autorët. “Ky është shpërthimi më i madh aktiv i nën det i dokumentuar ndonjëherë”.

Tërmetet filluan më 10 maj të vitit 2018 dhe u pasuan nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë pesë ditë më vonë.

Shkencëtarët që hetuan ngjarjen sizmike zbuluan se ishte një shpërthim vullkanik nënujor në një shkallë që studiuesit nuk e kishin regjistruar më parë.

Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga gjeofizikantja e Universitetit të Parisit, Nathalie Feuillet, gjithashtu autore kryesore e publikimit në Nature, vendosën një sërë pajisjesh teknologjike duke përfshirë sizmometrat në “dyshemenë e oqeanit” në zonë për të përcaktuar origjinën e aktivitetit sizmik.

Kështu, midis fundit të shkurtit dhe fillimit të majit 2019, ekipi zbuloi rreth 17,000 ngjarje sizmike në një thellësi midis 12 dhe 31 milje nën “dyshemenë e oqeanit” – më thellë se shumica e tërmeteve.

Duke kërkuar në frekuenca të ulëta ata gjithashtu gjetën 84 ngjarje të tjera.

Të dhënat e mbledhura nga ekipi i lejuan ata të bashkojnë ngjarjet që çuan në krijimin e vullkanit të ri.

Autorët thanë se shpërthimi nuk ishte vetëm më i madhi i regjistruar ndonjëherë në shtratin e detit, por ishte gjashtë herë më i vogël se ai që konsiderohet si shpërthimi më i madh vullkanik që kur filluan regjistrimet, shpërthimi i Islandës në 1783-1784. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori