Rreziku i radhës në veri të Kosovës vie nga shpërthimet në pompa të karburanteve.
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar pas mesnatës në pompën e derivateve "Tim-Petrol" në fshatin Rudar të Zveçanit, informon radio Evropa e Lirë duke iu referuar burimeve brenda Shërbimit Policor të Kosovës.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por pa lëndime në njerëz. Zyrtarë policorë besojnë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së mjetit shpërthyes në objektet ndihmëse, të cilat gjenden jashtë ndërtesës së pompës së karburanteve.

Policia nuk ka informacione lidhur me autorët e mundshëm të këtij akti kriminal, motivet e të cilit janë të panjohura. /Telegrafi/