LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i cisternës së karburantit në Johanesburg – vdesin tetë persona

Shpërthim i cisternës së karburantit në Johanesburg – vdesin tetë persona

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa janë lënduar nga një shpërthim i madh i një cisterne karburanti pranë një spitali në lindje të Johanesburgut, Afrikë të Jugut, raportojnë mediat lokale.

Cisterna duket ka ngecur brenda një ure të shtunën në mëngjes në qytetin Boksburg, rreth 100 metra nga Spitali Memorial Tambo.


Pacientët u evakuuan nga spitali i dëmtuar pasi një pjesë e çatisë u shemb pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.

Kamioni po transportonte gaz të lëngshëm nafte, thonë mediat lokale.

“Me sa duket një cisternë gazi kaloi nën urën e metrosë dhe ka ngecur aty, dhe për shkak të fërkimit, është djegur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, William Ntladi.

Ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, ndodhi një shpërthim i dytë i madh – i kapur në video amatore – që shkatërroi një makinë zjarrfikëse dhe dy automjete.

Dëshmitari okular, Michael Kulinji e përshkroi shpërthimin “më shumë si një bombë”, dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte parë zjarrin nën urë.

Një tjetër dëshmitare, Jean Marie Booysen tha se ajo pa “flakë të pamasë në mëngjes” dhe iu duk si një shkallë prej 6.5 Rihter”, sipas Reuters.

Pamjet e marra me sa duket menjëherë pas shpërthimit tregojnë një numër njerëzish të trullosur dhe të djegur pranë epiqendrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori