LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i madh në Gana, raportohet për shumë viktima

Shpërthim i madh në Gana, raportohet për shumë viktima

Dyshohet se shumë njerëz kanë vdekur pas një shpërthimi të madh pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës.

Policia thotë se një automjet që mbante eksplozivë minierash u përplas me një motoçikletë pranë qytetit të Bogoso.


Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara dhe mbeturinat e shpërndara ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndihmë.

Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por videot grafike tregojnë trupat e gjymtuar të viktimave.

Një krater i madh mund të shihet gjithashtu pranë një rruge, raporton bbc.

Në një njoftim urgjent, policia tha se “shpërthimi i madh” kishte ndodhur midis Bogoso dhe fshatit Bawdie.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe njerëzve u është thënë të largohen nga zona. /Telegrafi/