LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Rumani – disa persona të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Rumani – disa persona të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në rafinerinë Petromidia në Navodaria, Rumani.

Dy persona u plagosën, njoftoi media lokale. Ekziston një rrezik i madh nga shpërthime dhe zjarre të reja.


Ministri i Mjedisit, Tanzos Barna tha se shpërthimi mund të ketë pasoja të mëdha mjedisore gjersa raportohet se ka edhe të lënduar.

Sipas vlerësimeve të para, reja e tymit po lëviz drejt detit, shtoi ministri.

Tetë kamionë zjarrfikës, dy ekuipazhe të ndihmës së shpejtë dhe një njësi e lëvizshme e kujdesit intensiv u dërguan në vendin e shpërthimit. /Telegrafi/