LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në Johannesburg, disa të lënduar – pamjet tregojnë pjesë ‘të shemburra’ të rrugës dhe makinat e kthyera përmbys

Shpërthim i fuqishëm në Johannesburg, disa të lënduar – pamjet tregojnë pjesë ‘të shemburra’ të rrugës dhe makinat e kthyera përmbys

Një nga rrugët më të ngarkuara në qytetin e Johannesburgut të Afrikës së Jugut është dëmtuar rëndë.

Ky dëmtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka ndodhur pas një shpërthimi të dyshuar nga një tubacion gazi nëntokësor.


Dhe pamjet tregojnë se pjesë të rrugës janë shembur dhe makinat janë kthyer përmbys.

Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe dhjetëra janë lënduar, thanë zyrtarët.

Disa dëshmitarë okularë raportuan se kishin ndjerë dridhjen e tokës dhe më pas dëgjuan një zhurmë të fortë në momentin e shpërthimit.

Duke iu drejtuar mediave të enjten, kryeministri Panyaza Lesufi tha se 12 persona janë ende duke u trajtuar në spital për plagët e tyre.

Një hetim paraprak nuk përcaktoi shkakun e shpërthimit dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, u tha ai gazetarëve.

Furnizuesi lokal Egoli Gas tha të enjten se kishin gjetur një rrjedhje të vogël në një nga tubacionet e tyre, por ata besojnë se nuk ka gjasa që të ketë çuar në shpërthim.

Firmës i është kërkuar nga autoritetet që të kontrollojë tubacionet e tjera të tyre në zonë, pasi një rrjedhje e mundshme gazi është ende në qendër të hetimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori