LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarr në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Shpërthen zjarr në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Një zjarr shpërtheu mbrëmë vonë në një zyrë në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”-Shkup. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, arsyet e shpërthimit të zjarrit dihen deri më tani.

“Është djegur zyra, hapësira arkivore, në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”-Shkup. Nuk ka pasur lëndime nga zjarri, ambientet e tjera nuk janë prekur dhe është shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarri është shuar nga ana e Njësitit të Zjarrfikësve”, thonë ata nga MSH.


Nga atje thonë se shkaqet për shpërthimin e zjarrit do të bëhen të ditur nga institucionet kompetente./Telegrafi/