Shpërthen zjarr në malet në afërsi të komunës së Sarajit (Foto)

Telegrafistat nga rajoni i komunës së Sarajit bëjnë të ditur se në pjesën e Malit të Thatë që e prek këtë komunë, ka shpërthyer një zjarr, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe se është duke u zgjeruar shumë. Nuk jepen informacione nëse ka tentime për të shuar zjarrin nga ana e ekipeve të zjarrfikësve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































