Llava e kuqe ka filluar të shpërthej dhe derdhet nga vullkani në Filipine, duke detyruar kështu mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre.

Fontanat me llavë është derdhur në liqenin përreth vullkanit Taal, pasi disa më parë u krijuan re tymi në një lartësi prej mbi nëntë milje, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka pasur edhe re hiri që mbuluan një hapësirë prej më shumë se 60 milje në veri të vendit ku ndodhi shpërthimi i vullkanit, duke arritur kështu deri në Manila.

Si rezultat i kësaj autoritetet kompetente janë detyruar të anulojnë qindra fluturime që ishin paraparë të ndodhin, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëmet, por një gjë është e sigurtë se më shumë se 6 mijë banorë janë larguar nga ishulli ku gjendet vullkanit. /Telegrafi/