Paniku shpërtheu për pak kohë në një qark biznesi dhe tregtar të Parisit të shtunën pasi një burrë kreu vetëvrasje, tha një zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi hodhi poshtë raportet për shkrepjet me armë zjarri, transmeton Telegrafi.


Policia iu kishte kërkuar njerëzve që të shmangnin zonën si pasojë e incidentit, në të cilin një burrë u hodh për vdekje.

Njerëzit ishin larguar me shpejtësi nga zona e La Defence menjëherë pas incidentit.

Parisi është përballur me një numër sulmesh militante vitet e fundit. /Telegrafi/