LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një zjarr masiv në deponinë më të madhe në botë të gomave të vjetra – i tërë qielli në Kuvajt mbulohet nga tymi i zi

Shpërthen një zjarr masiv në deponinë më të madhe në botë të gomave të vjetra – i tërë qielli në Kuvajt mbulohet nga tymi i zi

Deponia më e madhe e gomave në botë, është përfshirë nga zjarri. “Varreza” në të cilën vlerësohet se ka mbi shtatë miliona goma të vjetra të veturave, gjendet në qytezën Al Sulaibi në Kuvajt, kurse zjarri mund të shihet edhe nga imazhet satelitore.

Videoja që tregon zjarrin masiv është bërë viral dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në video shihet tymi i zi duke u ngritur në ajër, kurse shumë po brengosen për pasojat që do të shkaktohen nga djegia e gomave dhe tymi që e ndot tej mase ajrin, transmeton Telegrafi.


“I është vënë flaka deponisë së gomave në Kuvajt. Kur mendoni që situata me kushtet klimatike nuk mund të jetë më e rëndë. Nuk po mund ta paramendoj se çfarë do t’i bëjë kjo ajrit tonë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Lokacioni i saktë nga ku është realizuar videoja nuk dihet, pasi që deponia e gomave të vjetra është shumë e madhe.

Por, disa pretendojnë se bëhet fjalë për një video të vjetër, kështu që është vështirë me siguri të plotë të konfirmohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën video – apo ripostim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Kalo në kategori