LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një bombë jashtë një kishe në Greqi, dy të lënduar

Shpërthen një bombë jashtë një kishe në Greqi, dy të lënduar

Një oficer grek i policisë dhe një kujdestar i kishës u plagosën në një shpërthim, ndërsa hetonin një paketë të dyshimtë jashtë një kishe në Athinë, të enjten herët.

Policia tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit jashtë kishës ortodokse të Agios Dionisios në zonën e pasur Kolonaki të kryeqytetit, përpara një shërbimi pushimi të Krishtlindjeve për të shënuar ditën e Shën Stefanit.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy të plagosurit janë shtruar në spital, megjithatë asnjëri prej tyre nuk kanë lëndime që janë kërcënuese për jetën, sipas policisë dhe zyrtarëve të Kishës.

Ati Symeon Voliotis, një ndihmës në zyrën e kryepeshkopit, tha për televizionin shtetëror ERT se kujdestari gjeti “kutinë” në hyrjen e përparme të kishës, e shtyu atë dhe alarmoi policinë. /Telegrafi/