Shpërthen Isco pas lajmeve se refuzoi të nxehet për tu inkuadruar në El Clasico, përdor edhe fjalë banale (Foto)

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon, ka përgënjeshtruar pretendimet se ai nuk pranoi të nxehej si zëvendësues gjatë humbjes 0-3 në El Clasico ndaj Barcelonës.
Gjatë gjithë javës u raportua se Isco do të jetë pjesë e formacionit titullar në El Clasico ndaj Barcelonës, por në fund trajneri Zinedine Zidane vendosi të fillojë ndeshjen me kroatin Mateo Kovacic.
Përveç kësaj, spanjolli nuk mori asnjë minutë në El Clasico pasi nuk ishte as pjesë e zëvendësuesve nga trajneri francez që zgjodhi lojtarë tjerë për të inkuadruar, ku njëri ishte i detyruar.
Pas përfundimit të ndeshjes mediat spanjolle raportuan se ishte Isco që refuzoi nxehjen për tu inkuadruar në lojë, duke u kthyer në bankë në momentin kur Zidane vendosi ta inkuadrojë në lojë Nacho Fernandezin pas kartonit të kuq të marr nga Dani Carvajal.

Megjithatë, mesfushori spanjoll është përkujdesur t'i përgënjeshtroj këto lajme pasi nuk ka refuzuar nxehjen për të inkuadruar në lojë, por ai u kthye në bankë kur kuptoi se tjerë lojtarë do të inkuadrohen në lojë.
Isco ka përdorur rrjetet sociale për të përgënjeshtruar këto lajme të rreme, teksa ka përdorur edhe fjalë banale.























































