LAJMI I FUNDIT:

Fontanë ‘artificiale’ afër Katedrales, Mjeku: Jemi duke e shkarkuar një pjesë të ujit për lehtësimin e punimeve

Fontanë ‘artificiale’ afër Katedrales, Mjeku: Jemi duke e shkarkuar një pjesë të ujit për lehtësimin e punimeve

Një fontanë “artificiale” është krijuar te “Tre Kapelat” në Prishtinë.

Aty ka dalë uji, ndërsa shihet se kjo ka ardhur nga një pusetë.


Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku për Telegrafin ka thënë “nuk është rrjedhje e ujit e shkaktuar nga ndonjë dëmtim, ne jemi duke e shkarkuar një pjesë të rrjetit me qëllim, lehtësimin e punimeve teknike nga ana jonë në ndërrimin e një ujëmatësi në atë zonë. Ky është hidrant”. /Telegrafi/