I shpërthen cigarja elektronike në xhep, amerikani për pak sa nuk e paguan me jetë (Video, +16)

Rastet e lëndimit me cigare elektronike janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta.
Një amerikan që punonte në një lokal që rregullon televizorë, për pak sa nuk e pagoi me jetë kur cigarja elektronike i shpërtheu në xhep dhe flaka ia përfshiu rrobat - duke i shkaktuar djegie në këmbë, transmeton Telegrafi.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi mbi 62 për qind të rasteve kur shpërthejnë cigaret elektronike, ndodhin derisa ato përdoruesit i mbajnë në xhep apo thjesht nuk i përdorin.
Megjithatë, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky burrë me fat i shpëton vdekjes për një fije floku, edhe pse pësoi lëndime trupore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































