ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në katin e tretë të një pallati në Fier, duke shkaktuar panik tek banorët.

Zonja e shtëpisë arriti të shuante zjarrin, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën, raporton euronews.al


Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.